Çështja e mashtrimit të çiftit zvicerian nga Loredana Zefi është rikthyer sërish në fokus. Reagimi i reperit gjerman Bushido, për skandalin e mashtrimit të çiftit zviceran nga Loredana, ka shkaktuar edhe distancim mes tyre.
Pak ditë më parë, Bushido reagoi për mediat zviceriane duke u shprehur i gatshëm për të ndihmuar financiarisht “viktimat e Loredanës”, ndërsa lajmëroi se ka nisur edhe një fushatë për të mbledhur fonde.
Ai është shprehur se e ka ndjekur çështjen në fjalë për një kohë të gjatë, dhe se është prekur nga kjo histori.
“Unë e kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. U trishtova që nga fillimi sesi shkoi. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur shumë keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që po kalojnë. Vetë më duhej të varrosja dy prindërit e mi”, është shprehur reperi i njohur.
Kaq ka mjaftuar që mes tyre të shkaktohej distancë, ndërsa Loredana i ka shkëputur marrëdhëniet.
Ata tashmë nuk e ndjekin me njëri tjetrin në Instagram. Madje ‘Prive.al’ shkruan se reperja nuk ndjek as bashkëshorten e reperit Anna Maria në Instagram.