spot_img

Reporteri i shtatë luftërave tregon se çka pa e filmoi në Shtëpinë e Verdhë në Shqipëri

spot_img

Një nga akuzat më të rënda të Dick Martyt ishte që në Shqipëri, nën drejtimin e UÇK-së ka ekzistuar e ashtu-quajtura shtëpia e Verdhe e ku pretendohej se janë hequr organe civilësh për tregun e zi të organeve. Kjo akuzë më vonë është hedhur poshtë edhe nga hetimi paraprak që është kryer nga Prokurori Clint Williamson, por e cila nuk është pjesë as e aktakuzave të deritanishme të Speciales.

InDoks po për këtë episod të historisë së Speciales ka folur me gazetarin që raportoi nga shumë luftëra në Ballkan, por edhe nga lufta e Kosovës, Sylejman Kllokoqin.

Kllokoqi ka thënë se është qesharake akuzat se në atë shtëpi kanë mundur të bëhen heqje organesh.

“Po unë kam shkuar kur u flitke për këtë temë në Shtëpinë e Verdhë dhe nuk e mbaj mend se kam qesh ma shumë me ndonjë xhirim se kur e kam pa atë shtëpi. Dul ai pronari si sot më kujtohet e bindem te hyjmë brenda; o tha disa derra i kam pre këtu, ka pas derra. Së pari as rrugë nuk ka pasë, as ujë , nuk ka se si të bëhet ndonjë transplant i zemrës ajo ka qenë e pamundshme, është distanca për transplante, as rrugë as kushtet me çfarë temperature. Më kujtohet si sot e kish pas librin e Carla de Ponte, thojke shikoje çka me ka bë kjo, këta nuk ishin normal, personalisht mu ka duk shumë qesharake”, ka thënë Kllokoqi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img