spot_img

Retrospektivë historie për festën e flamurit

spot_img

Shkruan: Atdhe Gjoci

Dy fjalë për 28 Nëntorin dhe vështirësive të realizimit të Shtetit Shqiptar. Dy rrole të ndara jo vetëm nga pozita, por edhe nga karakteri në mes patriotëve dhe tradhtarëve. Populli thotë “Zot ruajmë prej miqve se prej armiqve ruhem vet”. Prej kujt të ruheshin dhe të ruhemi ne? Prej kujt duhet të rusheshim dikur? Prej tradhtarëve pa atdhe që i vumë në krye të vendit të na prijnë siç duan dhe deshën ata, e ne të heshtim.

Traditë kjo e hershme në prijetarllekun shqiptar që të shesim, tradhtojmë ose në raste të tjera, mos të pajtohemi më bashkudhëtaret e kauzës kombëtare dhe të dalim në krahun tjetër, atë të armikut. Po e marr një shembull si për ironi të fatit tonë që po i vuajmë edhe sot, armiqësitë tek ne kanë fillet e hershme, duke filluar nga fiset ilire të cilat kur nuk kishin më kë të luftonin ata zhvillonin beteja mes fisesh dhe pasi dobësoheshin edhe pushtimi dhe shkatërrimi tyre ishte me i kollajtë.

Fenomen ky mëse i dëshmuar në Kosovë dhe Shqipëri edhe në kohët tona. Për “fat të mirë” ne kishim një armik të përbashkët që i gjithë vrulli dhe energjia ishte koncentruar tek lufta e përbashkët kundër armikut, na bashkonte kauza për liri dhe duheshim të ishim të bashkuar më shumë se kurrë.

Dhe së dyti, fati ynë ishte lëvizja për pajtimin e gjaqeve në krye me burrin e urtë Anton Çetta. Në Shqipëri mungonte një iniciative e tillë dhe vëllavrasja mori përmasa tronditëse. I përdora këto argumente sa për ilustrim të fenomenit dhe tani t’i kthehemi temës. Duhet të përmendim luftërat e Skënderbeut, kur Hamza Kastrioti doli kundër luftës se Skënderbeut dhe kaloi në krah të turqve.

Më vonë kemi lidhjen shqiptare të Prizrenit edhe pse e veshur mirë me petkun absolut të patriotizmit dhe unifikimit për kauzën kombëtare, duhet të shpalosim faktin ku në mesin e disa delegatëve kishim edhe mendime të ndryshme, së Shqipëria duhet të mbetet nën Turqi dhe se nuk ishin për një Shqipëri të Madhe dhe të pavarur. Edhe në këtë lidhje kishte dilema rreth një Shqipërie të Madhe dhe të pavarur.

Meqë jemi në frymën e festës se flamurit, dua të përmend Esat Pash Toptanin, i cili i shkaktoi dëme dhe shumë pengesa Shqipërisë rreth shtet formimit dhe pavarësisë se saj. E keqja e tij ndaj Shqipërisë merr fund kur Esat Pasha vritet në Francë në qershor të vitit 1920 nga Avni Rrustemi.

Esat Pash Toptani një nga feudalet më antikombëtar i dhënë pas orgjive, ryshfeteve dhe shthurjeve morale. Në një nga intervistat e tij të vitit 1913 thoshte hapur para gazetarëve të huaj që ishte turk dhe s’kishte lidhje me qeverinë e Ismail Qemalit. Si një ushtarak i lartë në ushtrinë turke mori pjesë aktive në shtypjen e kryengritjes shqiptare të vitit 1912 duke djegur e shkretuar malësorët, nuk e kishte pranuar as kërkesën e Ismail Qemalit që të ngrinte flamurin në Fortesën e Rozafës. Gjithashtu, Esat Pashë Toptani ua dorëzoi Shkodrën malazezve pas një marrëveshje tregtie me mbretin malazez Knjaz Nikolla dhe atë e bëri për 25 mijë napoleona floriri. Më 7 maj të vitit 1913, Esat Pashë Toptani deklaroi që i njihte Greqisë kufirin deri në Himarë dhe më 12 tetor të vitit 1913 urdhëroi heqjen e gjuhës shqipe nga administrate dhe zëvendësoi atë me gjuhën turke. Me 28 qershor 1915 e firmosi me ministrin e brendshëm serb Ljubomir Jovanovic për bashkimin me Serbinë.

Nuk ia lë mangu as Ahmet Zogu i cili firmosi një marrëveshje antishqiptare me serbët. Mbreti Zog më 7 prill 1939 u arratis nga Shqipëria duke e plaçkitur thesarin e shtetit dhe duke e lënë popullin pa qeveri. Nder shume pika të marrëveshjes mes Ahmet Zogut dhe Ljubomir Jovanovic, po i sjell vetëm tri:

– Kryetari i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu që më vonë do të njoh dinastinë Karadjordjeviç.

– Shqipëria të shuajë Ministrinë e Luftës dhe të heqë dorë të këtë një ushtri kombëtare.

– Mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve të mallrave të të dyja vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dyja vendeve.

Kjo e fundit pikë e mbetur dikur në tentativë u rifreskua nga partizanë të bashkim-vllaznimit veç se tani me një emër modern siç është Mini-Schengeni Ballkanik. Aleksander Vuçiq e riaktualizoi dhe gjeti përkrahjen e homologëve të tij shqiptarë në të dyja anët e kufirit. Por, që edhe kësaj radhe mbeti pezull një ëndërr e kamotshme. U përqendrova më shumë të këto dy figura antikombëtare jo vetëm që lidhen me periudhën e pavarësisë dhe më pas, por edhe për lidhjen ideologjike të pseudo-patriotëve që po na përcjellin edhe sot në ditët më të vështira.

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. E dyluftimi po bëhet dhe është bërë mes nesh, ndërsa i treti po pret kapitullimin e të dy palëve që të fitojë pa mund. Dora lanë dorën, e dyja e lajnë fytyrën. E zuzarëve kush do t’ua lajë fytyrat e zhytura shtat palë nën lëkure.

Krenaria gjithmonë është një hap para rënies, por sot të individët pa atdhe është më pak se një hap para rënies. Ndjesë për ata që nuk i di dhe ata që nuk mu kujtuan.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img