Pas xhiros së nëntë në Superligën A, femrat, Drita vazhdon të kryesojë në tabelë me bilanc të qind për qind, 27 pikë.
Në vendin e dytë është Skenderaj me katër pikë më pak.
Drita dhe Skenderaj kanë distancë të konsiderueshme me vendin e tretë, Fer Volleyn, e cila ka 13 pikë.
Me tre pikë më pak në vendin e katërt pozicionohet M-Technologie.
Fushë Kosova dhe Feronikeli mbyllin renditjen në dy vendet e fundit me nga tetë respektivisht 0 pikë.
Drita rrëmben primatin pas xhiros së nëntë.
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së nëntë në Superligën A, meshkujt, dhe kemi ndryshim në kreun e renditjes tabelare.
Drita ka rrëmbyer pozitën e parë pas fitores këtë fundjavë dhe humbjes së Skenderbeut.
“Intelektualët” tash kryesojnë me 19 pikë, të përcjellur hap pas hapi nga Ferizaj, e cila ka vetëm një pikë më pak.
Skenderbeu vjen në pozitën e tretë me 17 pikë, derisa vendin e katërt e zë Peja me 16 pikë.
Luboteni dhe G.E Theranda zënë dy pozitat e fundit me nga gjashtë respektivisht pesë pikë.