Gazetari Ridvan Berisha i është drejtuar ashpër kreut të Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha.
Në një lidhje direkte në Kanal 10, Berisha e quan Hoxhën, komunist e kotësirë, raporton Gazeta Express.
“Po më vjen zor edhe emrin(Fadil Hoxha) me ja përmen, edhe emrin e tij asoccion me trashëgimin e tij familjare se ka një afri me doktrinën komuniste. Fadili është një argat papare qysh quhet të shqiptart. Tu tentu me hy në qeben e Albin Kurtit e për me marrë naj pozitë në RTK. Fadil Hoxha po të isha unë sonte në komison, a din cka do të ndodhte me Armend Mujën. O bablok do ta merrte vesh edhe BBC dhe CNN, se ti je msu me kamuflu statusin e një kryetari kot të sindikatës”, tha Berisha.
Ai thotë se Hoxha është argat i Albin Kurtit dhe që shpreson se kryeministri Kurti do ta bëj atë drejtor të RTK’së.
“Cka bon në RTK nuk e din populli. Kot punë bon ti në Rtk. Po të isha unë drejtor gjeneral, shiko, po tokë e qiell t’ishin bo bashkë, o ti bablok ndëgjomë, se ti vec këtë gjuhë e kupton.,, Ti je një argat i keq i Albin Kurtit nëse mendon ti që ai të bën drejtor i RTK”, tha Berisha.