Këngëtarja amerikane, Rihanna zgjoi imagjinatën mashkullore kur nxori në pah gjoksin e saj në një sytjen ngjyrë lëkure dhe kur mori një koment negativ nga njëra që e urrente, ajo u përgjigj në stilin e saj dhe ia mbylli gojën.
Këngëtarja bukuroshe postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram në të cilën vendosi një faktor mbrojtës në fytyrën e saj, vuri një kapelë mbi sytë e saj dhe zbuloi dekoltenë e saj super seksi me një suftjenë gati se transparente.
“Unë thjesht dua të mbroj melaninën time ndërsa përpiqem ta çrrënjos atë”, shkroi Rihanna, duke reklamuar markën e saj Fenty Skin.
“Tani është dimër, që do të thotë se Rihanna nuk ka nevojë për mbrojtje sepse dielli nuk është aq i forte”, ishte një komente.
“Për mua është injorancë. Do të keni rrudha nëse mendoni se SPF ekziston vetëm sezonalisht. Por vetëm vazhdo”, u përgjigj Rihanna.
Ndryshe, Rihanna të premten lëshoi një promovues duke njoftuar shfaqjen e saj të shumëpritur “Savage X Fenty”. Ndërsa ngjarja do të mbahet me 2 tetor, ku aty do të marrin pjesë Demi Moore, Bella Hadid, Lizo dhe Rihanna.