“Ethet” e futbollit kosovar rikthehen në këtë fundjavë.
Ndeshja mes Malishevës e Ballkanit e hap këtë javë Albi Mall Superligën e Kosovës. Suharekasit janë në një seri prej katër fitoreve radhazi, karshi një barazimi në pesë sfidat e fundit.
Në tabelë, Ballkani është bindshëm lider me 32 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi më i afërt.
Malisheva është e katërta me 20 pikë.
Të shtunën na presin dy ndeshje, e të dielën dy të tjera.
Ekipi i tetë dhe i dhjetë i tabelës takohen mes vete.
Feronikeli 74 e pret Lirinë. Tri humbje e dy barazime për Niklin në pesë sfidat e fundit, derisa për prizrenasit dy humbje e tri barazime.
Dallimi është tre pikë, më mirë qëndron ekipi nga Drenasi me 12 pikë.
Të shtunën, Fushë Kosova e pret Dukagjinin. Vetëm një fitore ka Fushë Kosova në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa klinasit dy fitore.
Dukagjini është i gjashti me 17 pikë, derisa Fushë Kosova e parafundit me 10.
Ndeshjet më interesante janë të rezervuara për të dielën.
Kryendeshja luhet në kryeqytet, Prishtina e pret Dritën.
Gjyqtarë kryesor në këtë përballje është Mervan Bejtullahu.