Gjatë kësaj mesjave është rikthyer puna në edicionin e katërt të projektit “Elite Youth Development Programme U15“ në Kampin Nacional në Hajvali. Nën përkujdesjen e përgjegjësit të këtij projekti, Edmond Rugova dhe nën vëzhgimin e përzgjedhësit të Kombëtares U15, Ilir Nallbani dhe stafit të trajnerëve tjerë të angazhuar ka filluar faza e zhvillimit të ndeshjeve të përzgjedhjeve nga 7 Lidhjet Rajonale, ku tashmë nga mbi 600 futbollistë që ishin fillimisht pjesë e projektit, tani janë përzgjedhur 184 më të dalluarit nga gjenerata 2009, përgjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve nëpër aktivitetet rajonale.
Tani çdo të martë dhe të mërkurë do të zhvillohen ndeshjet ndërmjet përzgjedhjeve të rajoneve në Kampin Nacional në Hajvali deri në muajin tetor. “Gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë. Është kënaqësi që pas pushimit veror jemi kthyer sërish me punën në terren dhe po punojmë me futbollistët e së ardhmes. Gjatë këtyre dy ditëve kemi parë paraqitje të mirë të ekipeve dhe është një konstatim i përgjithshëm i trajnerëve të angazhuar në këtë projekt se nëpër regjione është bërë përzgjedhja e më të mirëve”, ka thënë Rugova.
Ai ka thënë se faza e ndeshjeve do të vazhdojë deri në tetor, kur do të organizohet edhe grumbullimi treditor me 25 lojtarët më të mirë të kësaj gjenerate. “Tani kemi arritur në numrin prej 184 futbollistëve të përzgjedhur, por ndeshjet që do të zhvillohen do të na ndihmojnë që të vazhdojmë të bëjmë përzgjedhjen e më të mirëve në secilën pozitë, në mënyrë që në grumbullimin e 29 tetorit përzgjedhësi Ilir Nallbani ta ketë listën e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në turneun ndërkombëtar në Tiranë”, ka shtuar përgjegjësi i këtij projekti.
Rugova ka thënë se do të bëjnë çmos për t’i tubuar këta djem sa më shpesh për tubime tri katër ditore, ngase siç ka thënë synimi është që krijohen rrethanat për një sistem të akademisë së futbollit, e cila synohet ta krijohet në një të ardhme jo të largët.
Ndërkaq, Ilir Nallbani është shprehur i kënaqur me potencialin e futbollistëve të rinj në këtë projekt, derisa ka bërë të ditur se mesjavën e ardhshme do të ketë një grumbullim me rreth 100 futbollistë të cilët janë pjesë e projektit.
“Jemi duke i monitoruar këta futbollistë gjatë gjithë kohës. Prej 600 pjesëmarrësve tani i kemi 184 të angazhuar, nga 23 lojtarë në secilin ekip të Lidhjeve rajonale. Bashkë me stafin do të bëjmë përzgjedhjen e 25 lojtarëve më të mirë, të cilët do t’i ftojmë në Kombëtaren U15 në grumbullim prej 29 deri më 4 nëntor para udhëtimit në Tiranë”, ka thënë Nallbani. Ai ka thënë se të përzgjedhurve nga ky projekt mund t’i bashkohen edhe lojtarë kualitativ që luajnë jashtë vendit.
Do theksuar se në turneun që mbahet në organizim të FSHF-së në muajin nëntor, krahas Kosovës dhe Shqipërisë, do të marrin pjesë edhe Hungaria dhe Maqedonia e Veriut.
Rikthehet puna në fushën e gjelbër me gjeneratën 2009 në projektin “Elite Youth Development Programme U15“