Real Madridi po përballet me një krizë të lëndimeve këtë sezon.
Së fundmi, madrilenët morën një goditje të radhës pasi sulmuesi brazilian, Vinicius Junior pësoi një lëndim dje në ndeshjen ndaj Leganes, lëndimi ndaj të cilit tashmë është konfirmuar dhe do të mungojë për rreth tre javë.
Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të udhëtojë pa disa lojtarë kyç për duelin ndaj Liverpool në Anfield të enjten.
Megjithatë, madrilenët kanë marrë një lajm të mirë së fundmi, pasi Lucas Vasquez i cili ishte i lënduar, ka bërë një rikuperim të shpejt dhe tashmë është rikthyer në skuadër.
Kësisoj ai do të jetë i gatshëm për selektim në mesjavë për ndeshjen evropiane.
Ndërkohë, Reali do të ketë mungesat e tjera si Vinicius, Tchouameni, Carvajal, Rodrygo, Alaba e Militao.
Në mungesë të Vinicius, Kylian Mbappe pritet të luajë në krahun e majtë të sulmit, kurse në krahun e djathtë pritet të startojë njëri prej Diaz/Guler.