Këngëtarja më famë botërore, Rita Ora ka postuar në instagramin e saj disa foto teksa ajo shihet duke pozuar me një mikrofonë në duar, se a bëhët fjalë për ndonjë videoklip apo thjeshtë ishin fotoshoot i saj i radhës këtë ende nuk e ka bërë të ditur Ora, transmeton Gazeta Metro
Rita Ora ka kohë që është mjaft aktive në rrjete sociale duke na prezantuar foto nga pothuajse çdo udhëtim, festë apo aktivitet të saj. Sot ajo ka zgjedhur t’i ndaj disa foto më adhuruesit dhe ndjekësit e saj të instagramit.
Ju rikujtojmë së më 10 korrik 2015, Ora u emërua ambasadore nderit për Republikën e Kosovës nga presidentja e vendit në atë kohë, Atifete Jahjaga, në Ambasadën e Kosovës në Londër. Këngëtarja Ora u bashkua në ceremoni nga prindërit e saj, dhe ish-kryeministri britanik dhe bashkëshortja e tij, Tony dhe Cherie Blair, ku deklaruan se ajo ishte “e mbingarkuar” nga nderi dhe u zotua të ndihmojë rininë e Kosovës.
Nëna e saj është katolike shqiptare dhe babai i saj është mysliman shqiptar. Kur u pyet për fenë e saj, Ora tha se nuk e konsideron veten fetare, por “më shumë një person shpirtëror”. Ajo e konsideron veten feministe. Gjyshi i saj nga ana e ëmës, Osman Bajraktari, ishte diplomat ndërsa gjyshi i saj nga i atit, Besim Sahatçiu, ishte regjisor filmi dhe teatri. shkruan