Rita Ora provokoi keq me fotografinë e fundit.
Rita Ora ditët e fundit ka shijuar disa ditë pushimi bashkë me të dashurin e ri në plazhet e Spanjës, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ishte fotografuar pothuajse e zhveshur teksa po merrte rreze dielli, por provokimet e saj nuk mbarojnë me kaq.
Artistja ka ndarë me 16 milionë ndjekësit një fotografi, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi, i cili ia zbulon të gjitha.
Nën fustanin e hapur, Rita kishte veshur një palë bikini të zeza, ndërsa u fotografua duke qeshur teksa gjendej mes miqsh.
“Nganjëherë ju duhet vetëm të qeshni”, janë fjalët e saj.