Kosova tashmë ka 9 pikë dhe një ndeshje që do të vendoset nga komisionet e UEFA-s, ndërsa rruga për në Ligën B te Kombeve mbetet e hapur.
Dardanët kanë humbur ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ndaj Rumanisë me rezultat 3-0, ndërsa që atëherë nuk di për humbje. Dy fitore ndaj Qipros, një fitore ndaj Lituanisë, pastaj barazimi 0-0 deri në minutën e 90-të ndaj Rumanisë, janë rezultatet e Franco Fodas në këtë edicion, shkruan Telegrafi. Ndeshja e radhës dhe e fundit është ajo mes Kosovës dhe Litanisë që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, por Dardanët tashmë e kanë siguruar pozitën e dytë. Fitorja do i bënte mire ekipit për ecurinë dhe besimin, ndërsa do të ishte në pritje të vendimit të komisioneve disiplinore.
Nëse Kosova mbetet në vend të dytë, këta janë kundërshtarët e mundshëm të play-offit
Shqiperia, Irlanda, Sllovenia, Uellsi/Islanda,
Shorti për play-off-in e promovimit dhe rënies do të hidhet më 22 nëntor 2024 nga ora 12:00, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.