Dy muzikantët e njohur shqiptarë, Robert dhe Patris Berisha, janë zgjuar mëngjesin e së shtunës me një lajm të kobshëm.
Kjo pasi nëna e tyre, Teuta Berisha, ka ndërruar jetë.
Njoftimin e ka dhënë djali i vogël i familjes, Patrisi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha në Facebook.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që dy vëllezërit kanë pranuar nga ndjekësit dhe rrethi i ngushtë familjar për këtë humbje.
Robert Berisha dhe nëna e tij e ndjerë, Teuta (Foto: Robert Berisha/Instagram)
Kujtojmë që si Roberti ashtu edhe Patrisi po bëjnë jetë të ndara nga partneret e tyre të dikurshme, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi – të dyja këngëtare të njohura të skenës.
Ata kanë edhe një vëlla më të madh, të quajtur Polinik Berisha, i cili është asambleist nga radhët e LVV-së në Komunën e Prishtinës.