Robin Krasniqi flet para gazetarëve: Shpresoj të boksoj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, sot shkoj në Prekaz, atje ndihem i vogël

Kampioni botëror, Robin Haxhi Krasniqi ka folur sot para gazetarëve.

Në cilësin e kampionit të IBO dhe WBA në kategorinë gjysmë të mesme, Haxhi Krasniqi vizitoi Kosovën.

Titullin boksieri ia ka dedikuar gjihtë kombit shqiptar dhe sot doli para gazetarëve, ku foli për shumë gjëra.

Më poshtë mund t’i shihni fjalët e Krasniqit.

“Përshëndetje Kosovë, përshëndetje Shqipëri, Gjermani, kudo që ka shqiptarë. Iu përgëzoj për fitoren. Është fitore e përbashkët. E di se secili u gëzua si për anëtarë të familjes. Është kënaqësi e imja kur trojet shqiptare sidomos Kosovën e kam nderuar me këto tituj. E falënderoj secilin nga shqiptarët pasi kudo që isha, ata ishin aty. Të tjerët përmes medieve dhe mesazheve. Kështuqë, faleminderit të gjithëve. Faleminderit shumë”, ishte fjalia hyrëse e Krasniqit, përcjell lajmi.net.

“Luani është menaxheri im me të cilin kam bashkëpunuar nga dita e parë. Ai ka drejtuar karrierën time. Kemi bërë shumë gjëra së bashku. Është njeri që në suksesin tim është më i rëndësishmi”.

Luan Dreshaj: Faleminderit për ftesën. Ky sukses ishte synim i madh i joni. Situata është unike pasi asnjëherë një boksier nuk është bërë kampion nëse nuk ka pasur meçe amatore, përveç Haxhiut dhe kjo na bën të ndihemi shumë mirë. Ndihemi mirë që Kosovës ia sjellëm këtë titull”.

Përgjigjet e Krasniqit në pyetjet e gazetarëve:

“Normal, ka qenë vështirësi e madhe. Jam integruar atje dhe boksoj për Gjermaninë, por gjithmonë e kam cek vendim tim me krenari të madhe. I kam përcaktuar dy vendet. Atje duhet punuar 10x më shumë për të mposhtur një gjerman. Ishte më e vështirë ndaj gjermanëve. Zhvillimet ishin pjesë e suksesit. Nuk bën të rrish aty ku je, duhet vazhduar përpara. Ishte ëndërr e imja ta realizoja këtë ditë. Ato mediet atje kanë parë favorit kundërshtarin tim, dhe donin ai të ishte fitues, por historia ime, normal si 17 vjeçar që isha atje – suksesi vonoi 15 vite dhe ishte prekëse edhe për ata. Pas ndeshjes edhe ata janë kthyer në favorin tim dhe kanë shumë respekt”.

“Po ky grusht ka qenë grusht i 15 viteve. Përvojë, sakrificë, i gjithë agresiviteti i këtyre viteve, sfidave ishin në atë grusht”.

“Salla nuk ishte aq e zbrazur. Kishim 2500 shikues. Më së paku gjysma ishin prej shqiptarëve. Kur ishin gjysma, dukej sikur të ishte e gjitha me shqiptarë, pas shqiptarët mposhtin gjermanët me brohorima. Nuk mund ta përjetoj më kurrë atë gëzim. Shpresoj të kemi mundësi të festojmë prap, kur të më jepet rasti. Është ëndërr e madhe të boksoj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në vendin tim, ku besoj është adrenalinë tjetër”.

“Unë kam kontratë me boksu kundër Bosel. Së pari besoj duhet deri në 6 muaj për të qenë komplet i shëruar i vetdijshëm dhe i stërvitur, çdo gjë që na bën të sigurtë. Jam i pajtimit të respektoj kontratën dhe të mbroj titullin. Është e vështirë, por besoj i takoj vendit ku marr me qejf përgjegjësitë e mëdha”.

“T’i dëgjoja babain e nënën moti do të tërhiqesha. Ata dhimtën më të madhe e kishin. Sidomos pas disa zhvillimeve. Kam vuajtur, por para tyre jam munduar ta fsheh. Ata e dinë sa kam sakrifikuar sa kam stërvitur. Familja gjithmonë ka dridhjet ekstreme dhe mezi presin të tërhiqem. Normal që babai im është i gëzuar të marr atë vendim, por nuk është akoma koha për këtë”, tha Krasniqi, përcjell lajmi.net.

“Normal që është ndikim pozitiv por edhe merr energji sepse duhet përcaktuar në dy vende. Është dashur dedikim profesional. Një kohë të gjatë nuk kishim emër te gjermanët, por unë iu jam atyre mirënjohës dhe falënderues që sot jam kampion bote. Por, unë gjithmonë kam pasur në shpirt dhe zemër të luftoja me flamur kuq e zi, për këtë vend. Aty ku mundem, ngris flamurin, pasi jam krenar për vendim tim. Dola me muzikë shqip në ring, me flamurin tim. Ata e kanë kuptuar që unë jam ky dhe iu ka pëlqyer që edhe pse integrohem, tregoj vendim tim. Kujtimet më të mira i kam në fëmijëri këtu, në Junik, nuk ka qenë diçka, por karakteri dhe mentaliteti që më ka bërë të fuqishëm. Jam ky që jam nuk i dorëzohem asnjë sfide”.

“Mendimi i parë ishte “Zoti mi shpërbleu 15 vite”. Nuk mund ta shpreh sa e mundimshme, e rrezikshme ishte. Kam përjetuar gëzim të madh, asnjë çmim në botë nuk mund ta barazojë sikur kjo fitore. Mund të bëj ndeshje të tjera, por këtë gëzim nuk mund ta përjetojë kurrë”.

“Unë jam shumë krenar që kemi një rrugë të gjatë dhe ekipi im janë njerëz me të cilët kam filluar karrierën dhe ishin me mua si në humbje ashtu fitore. Suksesi sado i madh që ishte, unë isha i thjeshtë me ta. Erolli më ka prezantuar me Luanin, kështu që ishte njeriu i parë që kam njoftuar në Gjermani. Atje më kanë pritur shumë mirë, kemi shoqëri të mirë me të gjithë. Erolli ka qenë aty çdo ndeshje time. Kemi nda shumë gëzime dhe kemi pasur atë përshëndetje çdo herë, por ajo ishte më e madhe. Ia vura hundët në gjakë por nuk ishte shumë (me shaka)”.

“Normal që nuk kam dyshuar në veten për këtë ndeshje, sepse ishim shumë, shumë të përgatitur. Por, ndonjëherë edhe fati është pjesë e lojës. Synimi im ishte vetëm ky titull. Nëse kjo nuk do të ndodhte, do të ishte fundi i karrierës, por e dija se do të ishte vetëm fillimi i karrierës”.

“Të gjithë më kanë uruar, edhe nga Kosova, nga të gjitha trojet më përgëzuan dhe më dhanë gëzim të madh. Nuk mund t’i numëroj me emra pasi morëm shumë urime. Jam falënderues dhe mirënjohes që kësaj fitore iu gëzua secili njeri, pa marrë parasysh nga cila kategori. Edhe unë them që kjo fitore është e gjithë kombit shqiptar dhe i përgëzoj të gjithë”.

“Unë së pari kombëtares së Kosovës i uroj shumë shumë sukses, na bënë krenar për dy vite me 14 lojë pa humbje. Është sukses i madh, na prezantuan mirë. Është nganjëherë një kohë që mungon komunikimi ose diçka, por ata djemë do na bëjnë krenarë, jam i bindur. Fitorja ime për këtë ndeshje nuk kam ndjekur asgjë tjetër, kisha shkëputje edhe nga familja. Vetëm me Luanin kisha kontakte. As me babain as me askënd. Doja që çdo përkushtim t’ia jepja ndeshjes. Kështuqë, më bëri shumë krenar që tamon në këtë kohë pandemie keni marrë edhe ju gëzim të madh”.

“Unë kam një promoter dhe menaxherin. Këta bëjnë oraret. Për titull ka kundërshtarë të fortë. E di dhe jam i bindur që mund t’i përgjigjem çdo përgjegjësie të madhe që i përket këtij sporti”, ishte përgjigja e Robinit, përcjell lajmi.net.

“I kam përjetuar edhe vet kritikat dhe nuk është e lehtë kur ke shumë kritika. Kur arrin kulmin, atëherë ndodh që edhe humbja është pjesë e lojës. Besoj se edhe humbjet janë sukses i rëndësishëm i karrierës. Ato më bënë të fuqishëm. Pa pasur vuajtje, nuk mund të jesh njeri i fortë, nuk mund të kesh historik suksesi pa humbje. Ata janë profesionistë në futboll dhe jetën normale e dinë që duhet jetuar me kritika dhe të vazhdojnë. Kritikat do t’i bëjnë më të fortë (futbollistët e kombëtares). Nuk është lehtë me komentu prej shtratit. Sportistët bëjnë maksimumin. Nuk është njëjtë sikur një foto, por për të ardh aty është mund e sakrificë e madhe. Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën e tyre. Meritojnë respekt shumë të madh. Unë gjithmonë do t’i mbështes, në humbje e fitore. Janë vëllezër për mua. Ne na kanë prezantuar shumë mirë, thash 14 lojë pa humbje si fillim, është sukses i madh. I përgëzoj”, ka thënë Krasniqi për futbollistët e Kosovës dhe kritikat ndaj tyre, përcjell lajmi.net.

“Unë e di se nuk është e lehtë për talentët tanë, sepse kanë humbur shpresën, janë sikur të izoluar dhe nuk kanë mundësi. Duhet t’jenë të vetdijshëm se duhet pasur durim dhe duhet vazhduar. Kemi shumë talentë dhe është dëshirë e imja që talentët e Kosovës të jenë sportista në arenën ndërkombëtare dhe të jenë sportista të mëdhenjë. Këta do të arrijnë kur t’iu jepet mundësia. Një nga talentët që e kam ndjek është Artioli (e fton për fotografi). Ky gjithmonë më ka shkruar dhe i është gëzuar suksesit. Të kemi kampion të ardhshëm të Kosovës”.

“Secili boksier, secili sportist ka vendin e vet. Nuk isha një garues me boksierët tanë. Nuk doja këtë. Secili sukses i sportistëve tanë është për Kosovën. Kushdo që ka dhënë diçka e përgëzoj. Qëllimi im ishte ta bi këtë titull. Nuk kishim kurrë një kampion bote. Edhe unë fillova kur nuk kisha asgjë. Shkova në moshën 17 vjeçare pa asnjë ndeshje boksi. Gjithçka është e mundshme. Qëndroni besnik ëndrrës. Unë i qëndrova ëndrëss sime besnik. Foto kryesore në jetën time ishte dora ime e ngritur lart për kampion bote”.

“Unë nuk e kam takuar Bosel, vetëm aty për aty gjatë ringut. Kam shkuar te kundërshtari sepse edhe ata i kam uruar të kenë shëndet. Ishte pjesë e lojës, por pas ndeshjes urojmë njëri tjetrin. I urova shëndet, por nuk e takova më pas”.

“Ka qenë siç kemi folur. Qëndrimi vëllai im i kam thënë se jam i përgatitur edhe mentalisht, më i përgatitur se kurrë dhe isha gati të rrezikoja. Iu thash që çdo gjë që ndodh është pjesë e lojës. Njëri përfundon në spital. Përfundoi ai, por shyqyr është mirë”, tha Krasniqi, përcjell lajmi.net.

“Në atë moment nuk mu dhimb, por më pas u ndal adrenalina dhe ndihesha keq për të. Është sport i rëndë. E paramendojmë çdo gjë. Ky sport është i rrezikshëm dhe nënshkruajmë se edhe nëse vdesim është pjesë e lojës. Kështuqë çdo gjë që ndodh jemi të vetëdijshëm”.

“Jo, unë më herët gjithmonë kam qenë sjellje të mira, në jetën private nuk rrahem, jam njeri tjetër. Sjellja ime është e njohur për ata që më njohin. Nuk isha njeri i rrugës që doja të testohesha. Boksi është art i madh. Është i vetmi send që kam punuar me veten. Doja t’i dëshmoja vetes se jam i fortë dhe qëndroj në secilën sfidrë. Gjatë gjithë jetës sime punova në këtë drejtim. Kurrë nuk mendoja për rrugë. Do t’i thoja çdo sportisti se nëse dikush ka ëndërr, këto janë dëm i madh, nëse futen në probleme. Edhe nëse shohin probleme duhet t’i largojnë”.

“Mesazhi për femrat e Kosovës është të shohin Majlinda Kelmendin. Ajo na dha lotë në sy kur prezantoi këtë vend. Person i shenjtë”.

“Falenderoj mediet sepse gjatë gjithë karrierës pash mesazhe pozitive. Faleminderit shumë. Iu them se në ora 14:00 dërgoj titujt në Prekaz, te varrezat e Jasharëve. Nga aty kemi lirinë dhe kur shkoj në atë vend unë ndihem i vogël. Jam krenar që sot bëj një shenjë për këtë vend. Gjithmonë respekte dhe ati vendi i përkulemi gjithmonë”. /Lajmi.net/

- Reklamë nga Gjirafa -

Artikuj të ngjashëm

MOTISOT
Minutë pas minute

Republic of Kosovo
mist
7 ° C
8.3 °
6 °
81 %
0.8kmh
20 %
Wed
17 °
Thu
16 °
Fri
14 °
Sat
14 °
Sun
10 °

LAJMET E FUNDIT

Këngëtari i njohur uron Khabibin me “Mashallah”, nxit reagime në rrjete sociale

Këngëtari i njohur britaniko-pakistanez, Zayn Malik ka nxitur reagime në internet pasi i uroi fitoren së luftëtarit Khabib Nurmagomedov të shtunën. Ish-anëtari i grupit muzikor...