spot_img

Rodri vlerëson Shqipërinë

spot_img

Spanja do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Andorrës, takim që do të startojë në orën 21:30. Trajneri i Spanjës do të ketë mundësinë të tentojë lotjaret para startit të Euro 2024.

“Furia e Kuqe” bën pjesë në grupin B së bashku me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë. Pikërisht pëe Kampionatin Europian ka folur Rodri. Ky i fundit ka theksuar se kombëtarja italiane mbetet solide dhe një ndër favorite për të fituar Euro 2024. Ndër të tjera theksoi se kroatët janë të paparashikueshëm, ndërsa kuqezinjtë janë forcuar shumë vitet e fundit dhe do të jetë mjaft e vështirë.

“Itali-Spanjë duket si një sfidë që tashmë nuk mund të shmanget më kurrë? Po, tashmë është bërë një klasike dhe të gjithë e mbajmë mend edhe përballjen tonë në gjysmëfinalet e Europianit të kaluar. Ishte e rëndë për t’u pranuar që u mundëm pas penalltive, por mund të ngushëllohemi në fund me faktin që italianët që e fituan turneun. Gjithsesi, një hakmarrje të vogël e morëm një vit më pas, duke iu eliminuar nga Nations League, sërish në gjysmëfinale dhe më pas fituam edhe këtë turne. Kështu që mendoj se jemi të gjithë gati dhe të ekzaltuar për përballjen e radhës.

Realisht, si e shihni këtë Itali të re? Mirë. E kuptoj që vitet e fundit kanë qenë disi kaotike, pasi nuk morët pjesë në dy Botërorë, ndërsa në mes të tyre fituat Europianin. Gjithsesi, sa herë që Italia është pjesëmarrëse, surprizat nuk mungojnë kurrë, pasi keni një skuadër shumë kompetitive. Është e vërtetë që keni ndërruar trajner por cilësitë mbeten po ato: solid dhe të paparashikueshëm. Jeni një kombëtare ku rrallë herë lejoni golat dhe kjo është diçka që duhet respektuar. Dhe së bashku me ne janë kandidat për suksesin final në Gjermani.

Po dy ekipet e tjera të grupit, Kroaci e Shqipëri si i shihni? Dy kocka të tjera të forta. Edhe me kroatët luajtëm në Europianin e kaluar, apo edhe në Ligën e Kombeve. Janë një skuadër e komplikuar për t’u parashikuar. Pastaj është Shqipëria, një skuadër e cila duhet kapur me pinca. Në të kaluarën jemi ndeshur, por në vitet e fundit janë fuqizuar vërtet shumë. Shkurt, do të jetë tepër e vështirë”, ka deklaruar lojtari i Cityt.

NGJARJE TË TJERA

spot_img