Bayern Leverkusen po vazhdon me formë fantastike.
Kampioni i sapo shpallur i Gjermanisë, është shumë pranë finales së madhe të Europa League, pasi sonte fitoi në udhëtim ndaj Romës, shkruan IndeksOnine.
Rezultati përfundmtar në stadiumin ”Olimpico” ishte 0-2.
Granit Xhaka me shokë e dominuan ndeshjen qysh nga fillimi, me Florian Wirtz i cili shënoi golin e epërsisë në minutën e 28-të.
Golin e sigurisë e shënoi. Robert Andrich në minutën e 73-të.
Ky është një rezultat tepër i favorshëm për skuadrën e Xavi Alonsos, para ndeshjes kthese e cila zhvillohet javën e ardhshme në ”BayArena”, më 9 maj.