E ardhmja e Cristiano Ronaldos do të jetë larg Manchester Unitedit.
Ylli portugez e ka kërkuar largimin nga “Djajtë e Kuq” pasi dëshiron të transferohet në një klub i cili luan në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.
Madje, 37 vjeçari ka kërkuar nga klubi aktual që ta shkëpusin kontratën, në mënyrë që klubi që e do atë, të mos paguajë dëmshpërblim.
Aktualisht, Ronaldon e lidh kontrata edhe për një vit me klubin nga “Teatri i Ëndrrave”.
Mediumi italian “Ansa Calcio Sport” raporton se pesë herë fituesi i Topit të Artë i është ofruar klubit italian, Napoli.
Me këtë rast, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit mund të bëhet shok skuadre me Amir Rrahmanin.
Ndërkohë, interesim për portugezin kanë shfaqur edhe Chelsea, Bayern Munichu e Atletico Madridi, shkruan “Gazeta Express”.
Ronaldo i kishte realizuar 24 gola me Man Utd sezonin e kaluar, por nuk ia doli të futej në Top 4 me United.