Cristiano Ronaldo vijon të jetë pozitiv me COVID-19 teksa Juventus shpreson se ai 48 orë para sfidës me Barcelonën do rezultojë negativ dhe UEFA do japë dritën jeshile për të luajtur.
Gjithsesi përveç mungesës në fushën e futbollit, Ronaldos duket se i mungon dhe familja. Por atë nuk e ka shumë larg.
Georgina Rodriguez dhe 4 fëmijët po qëndrojnë në të njëjtën rezidencë në Itali ku është karantinuar dhe Ronaldo.
Madje gazeta portugeze, Correio da Manha zbulon se Georgina ka rezultuar negative për COVID-19.
Ajo dhe 4 fëmijët por rrinë në pjesë të ndryshme të rezidencës, të veçuar nga Ronaldo që të shmangin infektimin.
Rezidenca e Ronaldos në Torino ka hapësira të bollshme për të qëndruar dhe duket se kjo nuk i ka penguar familjen e tij t’i qëndrojnë afër dhe t’i shohë.