Lojtari i Derby County dhe ish i Manchester United, Wayne Rooney, dëshironte të rikujtonte për “The Sunday Times” dy finalet e Ligës së Kampionëve, që “Djajtë e Kuq” humbën më 2009 dhe 2011 ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës. Në atë kohë, trajneri i ekipit britanik ishte Sir Alex Ferguson, i cili, sipas mendimit të Rooney, kishte gabuar në të dyja qasjet, kur u ndesh me katalanasit:
“Ai ndoqi strategji vetëvrasëse, duke u përpjekur të bënte presion të lartë ndaj Barçës së Guardiolës. Më kujtohet që Alex Ferguson na thoshte: Ne jemi Manchester United dhe do të sulmojmë. Kjo është në kulturën e këtij klubi futbolli. Unë mendova me veten: Nuk jam shumë i sigurt për këtë. Mendoj se të gjithë lojtarët e dinin, thellësisht, se ishte një qasje e gabuar, se ne po braktisnim rrugën që na kishte sjellë sukses deri në gjysmëfinalen e vitit 2008. Dhe në të vërtetë, Barcelona na mundi dy herë në finale”.
Kështu i kujton ato momente kryegolashënuesi i të gjitha kohërave të Manchester United. Në vitin 2009, katalanasit mposhtën “Djajtë e Kuq” në Romë (2-0 ), me gola të Messi dhe Eto’o, ndërsa në vitin 2011 humbën 3-1 në “Wembley”, me gola të Messi, Villa dhe Pedro.