Dy persona janë sulmuar nga disa persona tjerë sot në mes të rrugës në Lagjen Ortakoll në Prizren.
Në videon e publikuar nga mediat lokale dëgjohet teksa personat që po godasin me shkelma viktimat bërtasin “o hajn” edhe “a vjedh ma”.
Sipas Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, personat që shihen edhe në video duke u goditur janë dërguar për ndihmë mjekësore pas lëndimeve.
“Polica ka marrë një informacion se në lagjen Ortakoll është duke ndodhur në përleshje, në vend kanë dalë njësitet përkatëse. Janë hasur dy viktima të cilat gjatë përleshjes kanë pësuar lëndime ku të njëjtëve iu është dhënë ndihmë mjekësore, rasti është duke trajtuar si lëndim i rëndë. Është njoftuar prokurori dhe hetuesit janë duke u marrë me rast”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Veseli Gashi për Gazetën Express.
Dyshimet e para janë se viktimat kanë kryer disa vjedhjeve, e për këtë arsye ka ardhë edhe deri te përleshja.
“Janë kryer disa bastisje, është identifikuar si dhe është shoqëruar në stacion policor një i dyshuar. Dyshohet se viktimat janë kryes të vjedhjeve të rënda dhe kjo përleshje ka ardhë mes të dyshuarve. Dyshohet se deri te përleshja ka ardhur për shkak se ju kanë gjetë gjësende që ju kanë vjedh në shtëpi të dyshuarit. Njësitet po punojnë, të gjitha veprimet po merren në bashkëpunim me prokurorin e shteti”, ka deklaruar Gashi