spot_img

Rrahje në mes të burgosurve në burgun e Dubravës, 22-vjeçari që u sulmua thotë se kanë arritur “pajtim”

spot_img

Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë bërë goxha të shpeshta dhe për pasojë po ngritet si shqetësim niveli i sigurisë në burgje.

Gazeta ka raportuar në vazhdimësi për plot ngjarje të tilla, sidomos në Burgun e Dubravës. Rrahjet në këtë qendër janë bërë pothuajse të zakonshme.

Rasti i fundit ka ndodhur së fundmi, ku disa të burgosur janë përfshirë në një përleshje, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri – tjetrin, që kaloi nga konflikti verbal në dhunë fizike.

Sipas informacioneve të para, i burgosuri G.D., e ka sulmuar fizikisht të burgosurin Q.N., duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Si masë parandaluese që të mos eskalohet situata, oficerët kanë ndërhyrë, ndërsa i burgosuri që u lëndua ka marrë trajtim dhe ka deklaruar se kanë arritur “pajtim” me të dyshuarin.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor’./Sinjali

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img