Këtë të premten, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Rumaninë, në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
E në prag të këtij takimi, përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media.
Bashkë me të ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që tha se ndeshja ndaj Rumanisë është shumë e rëndësishme
“E dimë që nesër e kemi ndeshjen mos të them më të rëndësishme në këto kualifikuese, pasi e dimë se Rumania ka gjashtë pikë. Shpresoj që nesër të arrijmë të luajmë lojën tonë dhe t’i afrohemi me pikë kombëtares së Rumanisë. Nuk jemi të frikësuar, pasi jemi përballur me kundërshtarë shumë më të fortë, ne duhet vetëm të jemi vetvetja. Është ndeshje shumë e rëndësishme. Nëse e humbin këtë ndeshje jemi 90% jashtë Evropianit”, tha Rrahmani.