spot_img

Rrëfehet Mustafa: Ja pse e rrëzova Kurtin

spot_img

Kryetari i LDK, Isa Mustafa komentoi menjëherë arsyet e rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, duke thënë se shkak janë bërë marrëdhëniet me SHBA.

“Ka pasur kërcënime nga SHBA se do ndërmarrin masa ndaj Kosovës, nëse nuk heqim taksën për produktet serbe,” tha Mustafa.

I pyetur nga Çim Peka se përse u bazuan këto vendime te lajme false për largimin e trupave amerikane, Mustafa tha se “është e vështirë që të them se çfarë është e vërtetë në atë proces”.

“Por disa senatorë e kanë thënë publikisht këtë gjë. Ata pa paralajmërim paraprak kanë vepruar në Irak me tërheqjen e trupave dhe ne jemi frikësuar. Askush nga Shtëpia e Bardhë nuk i ka përgënjeshtruar këto komente. Richard Grenell nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite këtë, por ka përcjellë deklaratat e bëra zyrtarët e lartë amerikanë. Ne jemi frikësuar se nëse do të tërhiqen trupat, ne do rrezikojmë stabilitetin dhe pavarësinë”, tha Mustafa.

“Në programin tonë, miqësia me SHBA është synim themelor i LDK-së. Unë pasi e kam paralajmëruar zotin Kurti, ai në mënyrë të njëanshme ka shkarkuar zotin Veliu nga pozita e ministrit. Unë i kam thënë që kjo nuk është mënyrë e bashkëpunimit tonë. Në marrëveshjen tonë kemi rënë dakord që nuk mund të shkarkohet asnjë ministër pa konsensus. Unë sugjerova që ministrat të mos i tërheqim për shkak të pandemisë,” tha ai.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img