spot_img

Rrëfimi i dy vëllezërve që u shpëtuan nga rrënojat 198 orë pas tërmetit

spot_img

Muhammed Enes dhe Baki Yeniar qëndruan nën gërmadhat e banesës së tyre në Kahramanmaras për më shumë se 8 ditë, por desh Zoti që të dy të dilnin në gjendje stable shëndetësore. Pranë rrënojave i pritën familjarë e të afërm, të cilët u mbushën në lot gëzimi kur panë vëllezërit të dalin së bashku nga rrënojat.

Dy të rinjtë, përkatësisht 17 dhe 21 vjeçarë, u dërguan në spital. “Trt” mundi të flasë me djemtë, ndërsa ata rrëfyen sesi mundën të qëndrojnë gjallë për më shumë se 8 ditë të bllokuar në rrënojat e banesës së tyre.
17 vjeçari Enes Yeniar, rrëfeu:
“Normalisht unë e im vëlla çohemi herët për të shkuar në punë. Vendosa zilen në celular për t’u zgjuar herët… por u çova nga gjumi në momentin kur nisi tërmeti. Muret e katit sipër ranë poshtë nesh. Fatmirësisht gjeta celularin, pasi pa të nuk do të ishim gjallë sot. Unë zakonisht bëj sport dhe në dhomë kisha ujë dhe proteinë pluhur. Këto resurse i ndava me tim vëlla.”
Vëllai tjetër 21 vjeçar, rrëfeu:
“Ishim të qetë. Kishte ajër të pastër që qarkullonte brenda (nën rrënoja). Iu lutëm Zotit, u ushqyem me proteinën pluhur. Shpesh herë jam ndier jo mirë, por shumicën e kohës kemi fjetur, kam përqafuar tim vëlla. Falë Zotit mundëm të dalim… Zoti i bekoftë të gjithë”🤲

NGJARJE TË TJERA

spot_img