Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar rrëfimin e ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria, Kjani Gurit.
Rama në postimin e tij në Faceboo, shkruar se Guri të përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar.
Në video, Guri tregon momentin e fundit kur u taku me vëllain e tij, si dhe për deklaratën e babait të tij.
Postimi i plotë:
LIRIA KA EMËR
Kjani Guri, që si djalë i ri iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot përlotet në rrëfimin e tij për luftën dhe humbjen e vëllait bashkëluftëtar, në ndërkohë që UÇK përballet me epilogun dramatik të një kalvari të gjatë plot akuza, trillime, fabrikime, për drejtësinë e pastërtinë e luftës së saj heroike…
Respekt dhe mirënjohje për çlirimtarët e Kosovës
Ju ftoj ta shikoni dhe shpërndani këtë histori.
#LiriaKaEmer @LiriaKaEmer
#LavdiUÇK #RroftëKosova