spot_img

Rregullorja për parkingjet në Prishtinë, rezidentëve u mundësohet parkingu falas për veturën e parë

spot_img

Kuvendi i Komunës së Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka miratuar rregulloren për parkingjet në kryeqytet.

Sipas kësaj rregullore, parkimi për makinën e parë për rezidentët do të jetë pa tarifë mujore, por me një tarifë vjetore 10 euro, ndërsa për makinën e dytë është caktuar tarifë mujore 10 euro, e vjetore 100 euro.

Rregullorja u prezantua nga drejtori i Inspektoratit, Florian Dushi, i cili tha se ndryshimet janë propozuar për shkak të kërkesave dhe ankesave të shumta.

Disa nga nenet e kësaj rregulloreje që u votuan përfshijnë:

– Ekzekutivi propozoi që për veturën e dytë të paguajë 30 euro në muaj, pas diskutimeve u zbrit në 10 euro në muaj;

– “Prishtina Parking” nuk do të punojë gjatë fundjavës;

– “Prishtina Parking” nuk do të vërë gjoba, të cilat duhet t’i vendosë Policia, si parkimi në zona të gjelbra, në trotuare;

– Nga një orë për të paguar gjobën, sa propozoi ekzekutivi, u vendos për 8 orë kohë;

– Nuk do të ketë laura në parkingje të banorëve;

– Do vendosen kamera për siguri në parkingje që janë në menaxhim të “Prishtina Parking”;

-Për tri orët e para do paguhet çmimi i biletës orëshe, ndërsa vazhdimi si parkim gjatë gjithë ditës me biletë ditore;

– Lirohen nga pagesa veturat zyrtare, diplomatike, shërbime shëndetësore, emergjente, personat me aftësi të kufizuara, invalid të luftës në nivel vendi;

– Afati kohor për qëndrim pa pagesë brenda parkingut është 10 minuta.

NGJARJE TË TJERA

spot_img