spot_img

Rreth 1 milion njerëz në vitin 2022 shkuan në Turqi për të mbjellë flokët, ja sa para fitoi shteti

spot_img

Rreth 1 milion njerëz gjatë vitit 2022 kanë shkuar në Turqi për të mbjellë flokët. Sipas të dhënave të Shoqatës Turke të Turizmit Shëndetësor në ata kanë shpenzuar rreth 2 miliardë dollarë.

Kryetari i Shoqatës, Servet Terziler, ka thënë se gjysma e të hyrave prej 4 miliardë dollarësh në vitin 2022 u mor nga shërbimet e transplantit të flokëve.

“Nëse supozojmë se valuta e huaj mesatare e harxhuar nga një pacient për mbjelljen e flokëve është 2.000 dollarë, mund të themi se 1 milion njerëz erdhën në Türkiye për mbjellje flokësh në vitin 2022”, ka thënë Terziler.

Sipas tij, Turqia ka tejkaluar gjithashtu xhiron prej 500 milionë dollarësh në shërbimet dentare dhe rreth 400 milionë dollarë në kirurgjinë estetike.

Duke u shprehur se turistët e huaj kanë shfaqur interes masiv edhe për turizmin e banjave, Terziler ka thënë se me të ardhurat e marra nga ky sektor i turizmit, është arritur një shifër prej mbi 10 miliardë dollarësh në total.

Terziler ka theksuar se qëllimi aktual i sektorit të turizmit shëndetësor është të arrihet një shifër prej 20 miliardë dollarësh.

Duke theksuar se Turqia ka pasur një përvojë shumë të mirë të menaxhimit të krizave në fushën e shëndetësisë gjatë periudhës së koronavirusit, ai ka deklaruar se “infrastruktura shëndetësore e Turqisë është shumë e fortë”. “Kemi rritur cilësinë në nivelin më të lartë me mjekët tanë dhe personelin ndihmës shëndetësor”, ka thënë ai.

Terziler ka theksuar se po pranojnë kërkesa të shumta nga vendet evropiane, ndërsa ka shtuar se duke bërë marrëveshje sigurimesh mes shteteve, po bëhen përpjekje që të huajt të marrin shërbime shëndetësore në Turqi. / AA

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img