spot_img

Rritet numri i pasagjerëve dhe i fluturimeve në Aeroportin ‘Adem Jashari’

spot_img

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, po vazhdon suksese të pakufizuara gjatë viteve të fundit ku ka pasur progres të jashtëzakonshëm në numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve.

Viti 2023 arriti në përfundimin e tij me 3,424,883 udhëtarë ose 14,37% më shumë se viti 2022, ndërsa numri i fluturimeve ishte 23,278 fluturime ose 7,50% më shumë se viti 2022.

E njëjta tendencë e këtij zhvillimi ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të vitit 2024.

Në muajin Janar ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve prej 21,84%, dhe 23,25% të numrit të fluturimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa Shkurti ka shënuar rritje prej 37,62% në numrin e udhëtarëve dhe 32,96% në numrin e fluturimeve. Marsi 2024 ka shënuar rritje 29,44% në udhëtarë dhe 22,99% në fluturime.

Tremujori i parë i vitit 2023 pati 649,858 udhëtarë ndërsa viti 2024 shërbeu 839,546 udhëtarë ose 29,19% më shumë. Tremujori i parë i vitit 2023 shërbeu 4256 fluturime, ndërsa tremujori 2024 kishte 5376 ose 26,32% më shumë.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv dhe Anëtari i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, Hakan Ozturk tha se janë të entuziazmuar të dëshmojnë suksesin e jashtëzakonshëm që kemi arritur viteve të fundit.

“Falënderojmë udhëtarët tanë, partnerët, stafin e përkushtuar dhe të gjithë komunitetin për mbështetjen e tyre të paçmuar. Për më tepër, ne ia atribuojmë këtë sukses angazhimit të palëkundur për të ofruar shërbimet më të mira të mundshme dhe për të garantuar nivelet më të larta të sigurisë për klientët tanë të çmuar. Kënaqësia dhe siguria e udhëtarëve tanë, mbetet prioriteti ynë kryesor”, tha ai.

Rritja e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve ka rezultuar po ashtu në një kontribut të madh për Republikën e Kosovës. Shuma totale e investimit është 120 milionë euro, ndërsa kontributi për Republikën e Kosovës deri në Mars 2024 është mbi 221.32 milionë euro.

“Gjithashtu, si përgjigje ndaj rritjes së numrit të udhëtarëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është duke zgjeruar infrastrukturën e tij dhe aktualisht ka të punësuar rreth 850 punonjës. Projekti i zgjerimit të terminalit është në të dy anët e ndërtesës kryesore në pjesën ajrore. Pjesa veriore është shtesë 615 m2, dhe pjesa jugore është shtesë 630 m2. Dy porta të reja do të shtohen në secilën anë duke bërë 4 porta të reja në total ose do të zgjerohen nga 8 në 12 porta në aeroport. Gjithashtu, edhe 757.45 m2 janë zgjeruar në sipërfaqe nga ana publike.”, thuhet në komunikatën e ANP-së.

Duke qenë një nga aeroportet më tërheqëse në rajon, gjatë 2024-ës janë shtuar linja të reja dhe frekuenca të reja shtesë e atyre ekzistuese. Linjat dhe frekuencat shtesë të reja të shtuara për vitin 2024 janë: Luksemburg, Halmstad, Riga, Izmir, Frankfurt Hahn, Burgas, Këln Bon, Oslo, Kopenhagë etj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img