spot_img

“Rruga A”po merr formë, Xhaferi: Po realizohet një projekt i paparë në dhjetë vitet e fundit

spot_img

Krenar Xhaferi drejtor i i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, për Indeksonline, ka thënë se projekti i “Rrugës A” tashmë ka nisë të marrë formë.

I cilësuar nga Xhaferi si projekti më i madh i komunës, në dhjetë vjetët e fundit, kjo do të ndikojë drejtëpërsëdrejti në shkarkimin e komunikacionit në hyrje-dalje në disa zona të Prishtinës.

“Rruga A” në pjesën e “Kalabrisë” dhe në pjesën e Veternikut, prek “Kalabrinë” komplet, “Bregun e Diellit” në pjesën e Veternikut, Matin komplet, pjesën e Hajvalisë, Prishtinës së Re, pra të gjitha kyçjet.

Me përfundimin edhe të rrugës “Nekibe Kelmendi”, të cilën e kemi bërë ku pëmbyllet edhe “Rruga A” të gjitha kyçjet me rrugën “Nekibe Kelmendi” dhe hyrje-daljet mund të zhvillohen nëpërmjet Prishtinës së Re. Pra, kjo e mundëson një zhvillim më ndryshe të komunikacionit edhe zhvillimit të zonës komplet.

Bëhet rruga e re me gjashtë korsi shteg të çiklistëve, trotuare, ndriçim një zhvillim infrastrukture më ndryshe në krahasim që kemi pas për dhjetë vjet”, tha Xhaferi.

Ai po ashtu ka treguar se deri ë fund të vitit do të përmbyllet segmenti prej 2.5 kilomentrash rrugë.

“Diku është mbi 2.5 kilometra kolektor, e cila është duke u punu dhe realisht mbi këtë kolektor do të jetë rruga, e cila lidh mbi 2.5 kilometra në tërë Prishtinën e Re.

Në këtë pjesë të Kalabrisë këtu ku jemi po besojmë se deri në fund të vitit do ta përmbyllim këtë segment.

Mbetet vetëm segmenti diku 200-300 metra për me u lidh me rrugën nga Stacioni i autobusëve në Prishtinë, afërsisht 3.5 milionë është vlera e kontratës së kolektorit dhe brenda javës tjetër ne do ta tenderojmë rrugën mbi këtë kolektor që i bie që vitin tjetër me u punu pjesa e rrugës në këtë hapësirë të “Kalabrisë” ku jemi tani”, tha Xhaferi.

Ai ka shtuar se është punuar edhe në depërtimin e kolektorit fekal nga “Kalabria” në drejtim të Veternikut në anën tjetër që kjo mundëson pastaj deri në fund të vitit komplet ujërat e zeza nga “Rruga B” të futen në kolektor dhe të derdhen gati në fund të “Kalabrisë” pra me lidhjen e kolektorit të vjetër që është te lumi Prishtina.

NGJARJE TË TJERA

spot_img