Si asnjëherë më parë punëtorët e mediumit publik, RTK, janë duke u ballafaquar edhe me mungesën e pagave. Në xhirollogaritë e tyre, ata kanë gjetur gjysmën e pagës për muajin prill, kështu thonë burime të Albanian News.
I njëjti burim theksoi se megjithatë nga menagjmenti drejtues i RTK-së, të punësuarëve i kishte ardhur njoftimi përmes postës elektronik, që së shpejti do të plotësohet pagesa e plotë mujore.
Sot ka reaguar edhe Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK, Fadil Hoxha.
Ai fajin për gjendjen e krijuar në medium ia lë komisionit parlamentar. Në vazhdim gjeni postimin në profilin e tij zyrtar:
Prej 1 prillit RTK eshte pa buxhet.
Per tash e 32 dite Transmetuesi Publik eshte lene ne meshiren e askujt.
E gjithe kjo pershkak se deputetet e Komisionit per Buxhet e Transfere nuk dojne me u taku e me e kry kete pune per te cilen jane zgjedhur por edhe per te cilen paguhen.
Ne histori te RTK-se ka ndodhe gjithcka por asnjehere punetoret mos me e dite kur i marrin pagat e tyre per te cilat kane punuar.
Besoni nuk ka nderhyrje me te madhe ne pavaresine e nje Transmetuesi Publik se sa politika me vendos kur me t’i dhene parate te cilat te takojne me ligj.
E keni mundesine qitjani drynin po hajgare mos boni me neve.
Ajo cka po me iriton me se shumti eshte mosguximi i Bordit me ngrite zerin per kete ceshtje.
Dilni more folni se nuk ka kurgjo me te keqe e me te demshme se nenshtrimi.
Keta jane deputetet e Komisionit per Buxhet e Transfere
Armend Muja-kryetar
Jeta Statovci
Enver Haliti
Emon Rrahmani
Visar Korenica
Duda Balje
Mergim Lushtaku
Avdullah Hoti
Ferat Shala
Pal Lekaj