spot_img

Rumunët me kritika të ashpëra për lojtarët që festuan anulimin e golit të Kosovës nga VAR: U gëzuan si me fitu Ligën e Kampionëve

spot_img

Ish-futbollisti i njohur rumun, Iosif Rotariu, tani 60-vjeçar, ka thënë se lojtarët e kombëtares rumune treguan mungesë respekti, kur festuan anulimin e golit të Kosovës në barazimin 0-0.

Rotariu beson se, nëse fusha e lojës në Prishtinë do të ishte në kushte normale, shanset e Rumanisë do të ishin zvogëluar ndjeshëm, pasi sipas tij ka diferenca në vlerë mes dy skuadrave.

“Ishte një ndeshje me më shumë angazhim fizik, fusha nuk lejonte asgjë tjetër. Jemi përshtatur mjaft mirë dhe mendoj se pikën që morëm është e merituar. Mund të jemi të kënaqur me këtë pikë, duke qenë se kosovarët kishin më shumë, krijuan më shumë raste shënimi”.

Ish-futbollisti i njohur rumun, Iosif Rotariu

“Po të kishte qenë fusha më e mirë, kosovarët do të kishin përparësi sepse kanë lojtarë më të mirë”, ka thënë Iosif Rotariu për “Digi Sport Special”.
Rotariu që ka bërë karrierë te Galatasaray dhe klubet kryesore rumune, ka vazhduar analizën e tij dhe i është referuar edhe momentit kur tre futbollistët e Rumanisë festuan pasi VAR-i anuloi golin e Kosovës.
“Ishte një reagim i pavend. Të gëzohesh për një gol të anuluar të kundërshtarit, sidomos ndaj Kosovës. Ishte një reagim i disa lojtarëve me një nivel mjaft të ulët. Në kontekstin në të cilin e kam parë lojën, nuk jam optimist për shanset për kualifikim ”, ka përfunduar Iosif Rotariu.

Futbollistët Andrei Burca, Valentin Mihaila dhe Marius Marin, ishin ata që festuan shumë kur u anulua goli.

Edhe gazetari Narcis Drejan e kishte vlerësuar si të tepruar gëzimin e lojtarëve rumunë pas momentit të anulimit të golit.

“Nuk kam parë kurrë në historinë e futbollit të jesh aq i lumtur që anulohet goli i kundërshtarit. Nuk kam parë kurrë në jetë, mendoni se rezultati ishte kundër, ishte 1-0 për ne!”.

“Bëhet fjalë për mungesë edukimi, për mungesë respekti përballë kundërshtarit. Mos e bëni këtë! Nuk e kam parë kurrë më parë! Dukeshim sikurse fituam Ligën e Kampionëve vëllezër!”, ka thënë Drejan në “DigiSport Matinal”.

Kosova edhe pse krijoi më shumë nuk arriti më shumë se një barazim 0-0. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img