Rusia ka nisur një nga “sulmet më të mëdha ajrore” në Ukrainë gjatë natës, ka thënë ministri i jashtëm i Kievit.
Andrii Sybiha tha se “qytetet paqësore, civilët e fjetur” dhe “infrastruktura kritike” ishin në shënjestër, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi
Ndërsa German Galushchenko, ministri i energjisë i Ukrainës, bëri të ditur se ishte goditur infrastruktura e energjisë elektrike, duke çuar në ndërprerje parandaluese.
“Një tjetër sulm masiv në sistemin energjetik po ndodh”, tha ai në Telegram.
Sybiha e përshkroi bombardimin e dukshëm si përgjigjen e Vladimir Putinit ndaj atyre që “e kishin telefonuar dhe vizituar së fundmi”, në një referencë të dukshme ndaj një telefonate midis kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus.
Kujtojmë se Volodymyr Zelensky e kritikoi telefonatën, duke thënë se hapi “Kutinë e Pandorës”.
“Ne kemi nevojë për arritjen e paqes përmes forcës, jo përmes ‘përkëdheljes’”, tha Sybiha.