Kreu i AKR’së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka shkruar në Facebook se do të ofrojë shpërblim për ata që mund të identifikojnë vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Dardan Krivaqa, transmeton Periskopi.
Pacolli nuk ka treguar shumën që mund të ofrojë, por thotë se ndihet shumë i shqetësuar me rastin.
‘’Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!’, ka shkruar Pacolli.
Kujtojmë që Krivaqa është në arrati dhe po kërkohet nga Policia./PERISKOPI/ –>