Lëvizja Vetëvendosje është paraqitur si partia fituese nga EXIT POLLI-i i i Radiotelevizionit Dukagjini.Sipas këtij projeksioni, LVV-ja është partia fituese me 40,3%, mirëpo në këtë projeksion nuk janë llogaritur edhe votat e diasporës si dhe votat me kusht.
Sipas ekspertit të këtij projeksioni, votat e diasporës dhe ato me kusht mund të ndikojnë në rezultat.“Diaspora është vështirë të kalkulohet se nuk dihet numri i saktë i tyre. Nëse kthehemi te viti 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.9%, ndërkaq me diasporë shkoi mbi 50%”, ka thënë.
Edhe pse nuk ka një numër të saktë, eksperti i UBO Consulting ka thënë se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zgjedhje nëse merret parasysh viti 2021.“Përqindjet mbase mund të luajnë nga 2 deri në 3% jo më shumë”, ka thënë ai.
Sipas projeksionit të Dukagjinit, partia e dytë është Part
ia Demokratike e Kosovës, ndërsa në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës.