Këto ditë, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Nera, janë pajisur me pasaportë shqiptare.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka nënshkruar pasaportat e tyre dhe tani familja Fejzullahu janë zyrtarisht shtetas të Shqipërisë.
Teksa këngëtari ndau një fotografi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale për gëzimin e përjetuar pas marrjes së pasaportës, një video është shpërndarë së fundmi në Facebook, duke treguar ekzaltimin e Fejzullahut pasi mori nënshtetësinë shqiptare.
Videoja e shfaq Sabriun në sportel, teksa merr pasaportën dhe e puth atë disa herë pas marrjes.
Mesa duket ndjenja patriotike dhe dëshira për të poseduar pasaportë shqiptare ndër vite, ka qenë një ëndërr e kamotshme e këngëtarit Fejzullahu, i cili ka një karrierë të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri.