Mohamed Salah dhe Liverpooli vazhduan bashkëpunimin edhe zyrtarisht, të premten që lam pas.
Egjiptiani e sheh vetën me klubin anglez së paku edhe tri vite, pasi nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Me kontratën e re, Salah është bërë futbollisti më i paguar në histori të klubit të Liverpoolit.
Sipas “BBC”, 30-vjeçari tani në “Anfield” do të ketë pagë javore prej 350 mijë funteve apo 406,021.00 eurosh. Kësisoj, Salah brenda një sezoni do të marrë pak më shumë se 19 milionë euro.
Virgil van Dijk është lojtari i dytë më i paguar te Liverpooli. Holandezi ka pagë javore prej 220 mijë funteve apo 255,364.45 eurosh.