spot_img

Sali Berisha i përgjigjet motrës së Fatmir Haklajt: Ja kush i vrau Haklajt e Tropojës

spot_img

Kohë më parë, motra e vëllezërve Haklaj, Zylfie Haklaj kishte hedhur akuza të rënda ndaj ish kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Haklaj e kishte akuzuar Berishën se qëndron prapa vrasjes së e vëllezërve të saj.

Zylfie Haklaj e kishte drejtuar gishtin ndaj Sali Berishës për ekzekutimin e 14 anëtarëve të familjes së saj.

“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”, kishte deklaruar kohë më parë, Zylfie Haklaj e cila jeton tani në shtetin e Suedisë.

Por para pak ditësh, Sali Berisha në një intervistë për njërën nga televizionet në Shqipëri i është përgjigjur publikisht akuzave të Zylfie Haklaj.

Sali Berisha ka treguar se kush qëndron prapa vrasjes së Haklajve të Tropojës, duke mohuar të ketë gisht në ngjarjet e rënda që kishin ndodhur në Tropojë.

“Ata që vranë Azemin zhdukën dhe Haklajt. Ata duhet të zhdukeshin, sepse kryen krimin e shekullit. Ata ishin terroristë. Kurrë Tropoja nuk ka njohur një bandë plaçkitëse të këtij lloji, përdhunues e kriminale. Vetëm shteti mund t’i vriste ata. Vetëm shteti mund të bënte diçka të tillë, duke bërë kombinime me familjet e viktimave. Ata ishin të angazhuar”, ka deklaruar ish kryeministri, Sali Berisha.

E për vrasjen e Azem Hajdarit, Berisha e ka drejtuar gishtin ndaj Fatos Klosit, i shef i SHISH-it.

“E kam akuzuar në fillim Fatos Nanon. Sot nuk mund ta them se ai ishte. Kur them 100% për Fatos Klosin dhe Skënder Gjinushin, nuk them dot për Fatos Nanon. Akuza të kota nuk mund të bëj. Atëkohë e bëra se Nano ishte kryeministër dhe atë e vranë njerëz me uniformë. Nuk e heq akuzën ndaj Fatos Klosit”, ka deklarua Sali Berisha.

NGJARJE TË TJERA

spot_img