Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherit edhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, ka thënë se sulmi ndaj kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, erdhi si rezultat i provokimeve të vazhdueshme ndërmjet deklaratave që bënte për këtë zonë.
“Deklaratat e z. Kurti kanë qenë provokuese për Skenderaj në vazhdimësi. Ish-luftëtarve iu thoshte ikni, shkoni në Hagë. A po mendoni që e presin me lule z. Kurti në Drenicë?”, ka thënë Lushtaku, përmes një video-thirrje në emisionin ‘Pressing’ të T7.Kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj është distancuar nga sulmi, teksa ka thënë se nuk ka kurrfarë lidhje me personat që e sulmuan Kurtin.
Tutje, ai ka thënë që ka qenë kërkesë e liderit të subjektit politik Vetëvendosje që të kishte prani të forcave policore në Skenderaj.” Ka qenë kërkesë e z. Kurtit me e bo zi aty prej policisë. Unë nuk e di, ti mundesh me e pyt z. Kurti, unë po të them atë që e pashë.
Është për keqardhje që mendon me e udhëheq nesër Kosovën me ardhë me shumë forca policore”, deklaroi ndër të tjera Lushtaku.