Sami Lushtaku i PDK-së ka folur mospërkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Rezolutës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, e cila u votua sot në Kuvend, por pa votat e VV-së.
Lushtaku ka folur edhe për deputetin e VV-së, Rexhep Selimin, për të cilin ai ka thënë se nuk po e thotë të vertetën.
“Rexha o mirë me thonë që Hashim Thaçin e ka pasë ma shokë se unë, problemet që këta i kanë ma vonë që unë nuk i di. Është e padrejtë që sot Rexha e akuzon presidentin dhe nuk e thotë të vërtetën”, ka thënë ai.
“Kjo Gjykatë është politike, unë i tutna kësaj Gjykate, kam frikë, se këtu nuk ndahet drejtësia”, ka thënë ai për Gjykatën Speciale.
Tutje ka thënë se ngritja e aktakuzës për Thaçin e Veselin ka ardhur si pasojë e disa intervenimeve edhe nga skena politike në Kosovë.