Shteti afrikan është tronditur nga përgjimet e publikuara ku është përfshirë federata e futbollit të këtij vendi.
Dyshohet se Presidenti i Federatës të Kamerunit, Samuel Eto’o është përfshirë në kurdisje të ndeshjeve.
Bëhet fjalë për premtimin që i ka dhënë skuadrës Victoria United për promovim në divizionin e parë të ligës së Kamerunit.
Në audion e incizuar ai dëgjohet duke thënë që Victoria duhet të ngjitet në divizion më lartë pasi ky është qëllimi jonë si federatë.