Një nga oligarkët më të pasur të Rusisë Roman Abramovich është tmerruar nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, ndërsa ka shitur urgjentisht pronën që zotëron në Mbretërinë e Bashkuar. Abramovich, i cili konsiderohet si një nga sponsorët e Putinit, ka nxjerrë në shitje jo vetëm klubin e tij Chelsea, por edhe pasuri të paluajtshme.
Kjo gjë u bë e ditur nga deputeti britanik Chris Bryant. Sipas këtij të fundit, Abramovich është i tmerruar nga sanksionet. Bryant i bëri thirrje qeverisë britanike që të veprojë sa më shpejt që të jetë e mundur për të vendosur sanksione përpara se oligarku rusë të shesë pronat e tij.
Biznesmeni i naftës dhe një nga oligarkët më të afërt të Putinit, Abramovich, zotëron pasuri me vlerë 14.5 miliardë dollarë në vitin 2021. Ai është më i pasur në botë dhe është në mesin e dhjetë londinezëve më të pasur. Abramovich nuk është sanksionuar as nga BE-ja (ndoshta për shkak të shtetësisë evropiane) dhe as nga Britania, por kjo mund të ndryshojë.
Në Londër, Abramovich jeton në një vilë me 15 dhoma gjumi, me vlerë 200 milionë dollarë. Ai gjithashtu zotëron një apartament elitar trekatësh në kompleksin Chelsea Waterfront, me vlerë 30 milionë dollarë, teksa nuk dihet ende se kujt do ja shesë pronat.