Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, ka alarmuar për gjendjen e rëndë në Sanxhakun lindor si pasojë e pandemisë Covid-19.
Në një komunikatë të lëshuar për media kjo shoqatë apelon tek institucionet shëndetësore të Kosovës dhe Shqipërisë që të ndihmojnë këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët.
Ky është apeli i shoqata “Kosova për Sanxhakun”:
Sanxhaku lindor është në kolaps shëndetësor
Edhe pse në Sanxhak po arrijnë ndihma të konsiderushme nga të gjitha anët, mungesa e përsonelit shëndetësor është problem kyç në luftë me pandeminë Covid-19.
Komunat më të rrezikuar nga pandemia covid-19 janë Tutini, Sjenica dhe N. Pazari, të cilat shtrihen në pjesën lindore të Sanxhakut.
Andaj apelojmë të gjitha institucioneve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë që të bëjnë të pa munduarën që këtyre tre komunave të lartëpërmenduar t’iu dilët në ndihmë, sidomos me kuadro shëndetësore.
Mjekët janë më se të domosdoshëm.
Shoqata “Kosova për Sanxhakun” fton ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë te ndihmoj Sanxhakun përmes Këshillit Kombëtar të Sanxhakut (Telefon: +381 20 315 608 E-mail: glavni. ured @ bnv. org . rs ) dhe poashtu fton Qeverinë e Kosovës dhe qeverinë e Shqipërisë që të ndajnë nga një shumë parash për këtë qëllim në ndihmë vëllezërve nga Sanxhaku.