Ledri dhe Sara së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.
Për vetëm pak javë pritet që Sara Hoxha dhe Ledri Vula të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Sara kishte zgjedhur të festoj ‘baby shower-in’ në oborrin e shtëpisë, i organizuar mes miqsh dhe njerëzve më të ngushtë të dyshes, ku nuk munguan edhe fytyra publike të estradës shqiptare.
Sara kishte vendosur që fokusi i festës të bie në gjelbrim dhe tollumbace të bardha duke e bërë ambientin të dukej shumë relaksues.
Sara padyshim që dukej e mahnitshme me një fustan ngjyrë të bardhë e i hapur tek pjesa e barkut./Lajmi.net/