E dashura e Ledrit mori vëmendje me foton e fundit nga plazhi.
Ka ditë që qarkullojnë thashetheme se Ledri Vula dhe Sara Hoxha po presin të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.
Ani pse një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar asnjëri prej tyre, në rrjete sociale e gjithë vëmendja është tek ajo se çfarë poston Sara.
Partnerja e Ledrit së fundi publikoi një imazh nga pushimet në bregdetin shqiptar, ku shfaqet e veshur me një këmishë të bardhë.
Në atë foto, fansat ishin të bindur se ajo është shtatzënë, ani pse këmisha ishte e gjerë, madje i shkruanin se gjinia është vajzë.