spot_img

SBASHK-u planifikon t’i dërgojë mbi 400 mësimdhënës në deti

spot_img

Qershori do të nis me pushime në bregdetin shqiptar për qindra mësimdhënës.

Mbi 400 punonjës të arsimit pritet të dërgohen në deti nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet e këtij ekskursioni.

“Duke i shikuar oferta nga komplekset turistike, kushtet dhe çmimet e të tjerë, ne pastaj i caktojmë për njërën nga komplekset e hotelerive, ne pastaj i dërgojmë 420 mësues, nga e gjithë Kosova. I dërgojmë në qershor për shkak të çmimeve sepse neve na konvenojnë çmime më të lira, për shkak që të ketë së më shumë të përfshirë”, tha ai.

Jasharaj ka treguar kriteret që duhet të plotësohen që këta mësimdhënës të dërgohen në deti.

“Komuna i zgjedhë shkollat që nuk kanë qenë më herët, pastaj shkolla individin duke pas kriteret që të jetë anëtari i SBASHK-ut, të jetë mësimdhënës i mirë, dhe për të mos u ndjerë keq duke u kujdesur për ata që kanë më pak mundësi të shkojnë vetë në pushim”, tregoi ai.

Të nevojshme pushimin e organizuar nga SBASHK për mësimdhënësit e sheh, edhe drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani.

“Për pushime, edhe për para Sindikata i ka dërguar që ka qenë një hap i mirë, por thirrja ime ka qenë që të iu jepet përparësi të iu jepet mësimdhënësve që kanë kushte të rënda ekonomike apo sëmundje kronike”.

Por ai kërkon që bregdeti shqiptar të mos shfrytëzohet për trajnime.

“Po ka shumë trajnime që organizohen jashtë vendit pse mos të mbahen ato në Kosovë, edhe ato mjete që dedikohen për akomodim të derdhen në vendin tonë”.

Tash e disa vite, SBASHK dërgon mësimdhënësit në bregdetin shqiptar për pushime./teve1/

NGJARJE TË TJERA

spot_img