Jo rrallëherë, Fjoralba Ponari u jep mundësinë e bashkëbisedimit ndjekësve në Instagram dhe shpesh na kanë tërhequr vëmendjen përgjigjet e saj të matura.
Ditën e djeshme, një nga ndjekësit e pyeti: “Si duhet të jetë një vajzë?” dhe përshkrimi i Fjoralbës nuk vonoi.
“Të jetë e sigurt në lëkurën e saj, me ëndrra shumë… Ambicioze por që zgjedh me kujdes betejat e saj.
Vulnerabël për të dashuruar pa frikën që mund t’i thyhet zemra. E etur për të ditur më shumë mbi botën, por që e vlerëson të bukurën e asaj që e rrethon.
Empatike, që di t’i shtrijë dorën dikujt që ka nevojë. Vajza që di të kërkojë falje por jo për ndjenjat/ besimet/ moralet e saja. Skeptike që dëgjon të tjerët, por zgjedh gjithmonë faktet.
Ajo që nuk ka frikë nga seksualiteti i saj, por mbi të gjitha të mos pranojë të jetojë një jetë që është më pak seç meriton!
Të paktën unë kështu jam rritur,”- ka shkruar moderatorja, duke dhënë një mesazh frymëzimi për të gjitha vajzat.