Ka filluar seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë së re me fjalimin e të nominuarit për kryeministër, Avdullah Hoti. Ky para deputetëve tha se Qeveria e re nuk do të jetë populiste e ideologjike, si ajo e drejtuar nga Albin Kurti.
Hoti ka thënë se pranimi i kësaj detyre nuk ka qenë i lehtë, por se është i nevojshëm për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.
“Kur e kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë, por pa alternativë, jemi nisur nga nevoja për të mbrojtur liritë qytetare.
Jemi nisur nga interesi shoqëror, jemi nisur nga nevoja që kanë qytetarët e Kosovës për siguri në jetën e tyre e jo konfrontimet institucionale. “, tha ai, raporton Gazeta Metro.
Hoti tutje i ka dërguar një mesazh Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, ku e quajti qeverisjen e tij popliste dhe ideologjike.
“Vendit i duhet një qeveri që i shërben, e jo anasjelltat. Çdo përpjekje populiste e ideologjike do të dëmtonte konsensusin të vendosur më 17 shkurt 2008.”, tha Hoti.