Trajneri i Manchester United, Eric Ten Haag, i cili është komentator në kanalin holandez NOS, i është bashkuar kritikave ndaj trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate i cili mundi Serbinë në startin e Kampionatit Evropian me rezultat 1:0.
“Anglia luajti shumë pasive. Unë në fakt i pashë duke u mbyllur prapa, dhe e lejuan Serbinë t’i sulmonte. Anglia po udhëhiqte 1:0, dhe më pas Southgate vendosi të luajë bast duke krijuar një ekip kompakt”.
Ndërkaq, Jose Mourinhos i vjen keq që disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit po largohen nga skena. Kjo është arsyeja pse ai e ka cilësuar këtë Evropian si moment shumë të trishtuar.
“E shikoj Euron me trishtim në sytë e mi, sepse e di që ky është kampionati i fundit për Toni Kroos, Luka Modriq dhe Cristiano Ronaldo. Them se e shikoj me trishtim sepse nuk sheh shpesh lojtarë si ata”, tha Jose Mourinho.