spot_img

Selektori i Kosovës, Foda kujton duelet me Realin: e veçantë për çdo futbollist

spot_img

Nënkampioni i Austrisë, Red Bull Salzburgu, të mërkurën viziton si autsajder Real Madridin. Ish-përzgjedhësi i Austrisë, tani përzgjedhës i Kosovës, Franco Foda, e ndjeu klasin e klubit më të mirë në Evropë

Një vështrim në statistika do t’i jepte pak shpresë Red Bull Salzburgut para ndeshjes në udhëtim kundër Real Madridit, të mërkurën nga ora 21:00. Klubet austriake kanë luajtur kundër klubi spanjoll të klasit botëror 24 herë në të kaluarën. Vetëm katër fitore u takuan austriakëve, ndërsa spanjollët fituan plot 14 duele.

Ndeshja e fundit garuese në mes një klubi të Bundesligës austriake dhe Real Madridit u zhvillua mbi 26 vjet më parë. Në vitin 1998, Sturm Grazi luajti në Ligën e Kampionëve. Dhe skuadra më e mirë austriake në atë kohë, u përball dy herë me Madridin. Në ndeshjen e parë në Madrid, Ivica Vastiq i dha epërsinë Sturmit dhe tri javë më pas Mario Haas shënoi për 1:0. Por Reali i fitoi bindshëm dy ndeshjet. 6:1 dhe 5:1.

Franco Foda, i cili drejton përfaqësuesen e Kosovës pas Austrisë, ishte në fushë në të dyja ndeshjet në vitin 1998. Ai tregon kujtimet e tij në një intervistë për “SN”.

“Ne qëndruam shumë mirë për një orë në të dyja ndeshjet. Fatkeqësisht, superyjet e udhëhequra nga Rauli na mposhtën dy herë”, thotë Foda. Ai flet me shumë emocion kur kujton duelin ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”.

“Unë kam luajtur në shumë stadiume të mëdha, por nuk do ta harroj kurrë ‘Bernabeun’, këtë tempull të futbollit. Paraqitja në këtë stadium është diçka e veçantë për çdo futbollist”.

Ish-mbrojtësi shtatlartë nuk ishte i impresionuar vetëm nga paraqitja e yjeve të Realit, por edhe nga ajo se çfarë kishin ata.

“Pas ndeshjes ne qëndruam para garazhit të ekipit të Realit. Të gjithë u larguan me Ferrari. Kjo ishte dhe është thjesht një botë tjetër”, ka theksuar ai.

Nuk pritet të ketë befasi nga nënkampioni i Austrisë, Red Bull Salzburgu, ndaj një klubi të klasit botëror. Por nisur nga starti i zbehtë në Champions, nuk pritet që yjet e Realit t’i marrin lehtë “demat”. Madrilenët janë vetëm në vendin e 20-të në Ligën e Kampionëve me nëntë pikë nga gjashtë ndeshje dhe kanë nevojë për një fitore ndaj Salzburut për të mos rrezikuar avancimin.

Foda shpreson që Sazburgu të ketë guxim ndaj Realit.

“Nuk mund të përqendroheni vetëm në mbrojtje për 90 minuta kundër Realit. Kur posedon topin, Salzburgu duhet të tregojë guxim dhe të luajë përpara, por gjithnjë duke pasur kujdes në mbrojtje. Salzburgu ka një detyrë shumë të vështirë përpara, por skuadra e re nuk ka asgjë për të humbur dhe mund të luajë me guxim”.

Sipas Fodës, lojtarët e rinj të Sazburgut mund të mësojnë shumë nga duelet ndaj skuadrave më të mira evropiane në Ligën e Kampionëve.

“Me Sturmin, ne u përmirësuam nga viti në vit në Ligën e Kampionëve. Kjo është ajo që duhet të bëjë skuadra e re e Thomas Letsch”, ka thënë Foda.

NGJARJE TË TJERA

spot_img