spot_img

Selmanaj ironizon me Matoshin e VV-së: Kush ia shkruajti këto që i lexoi, kjo flet me porosi

spot_img

Mes polemikave e tensioneve është përcjellë seanca e Kuvendit, në të cilën është duke u diskutuar lidhur me funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore. Deputetët nga opozita kanë kritikuar Qeverinë Kurti për ngecje në Shëndetësi, derisa nga partia në pushtet kanë vazhduar të mohojnë këtë, duke u mburrur me investimet që janë bërë në këtë sektor.

Duke folur për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ironizoi me deklaratën e deputetes së VV-së, Adriana Matoshi. Kjo erdhi, pas deklaratës së kësaj të fundit lidhur me replikën që ishte duke bërë Selmanaj kundrejt ministrit, Vitia, i cili kritikoi partitë opozitare për dështimin që kanë bërë në sektorin e shëndetësisë.

Në fjalën e tij, Selmanaj akuzoi ministrin Vitia për vizitat e tij në spitale private, duke mos shkuar në ato publike.

“Ministër, unë po e kuptoj edhe ashpërsinë e fjalëve tua, sepse ndoshta ke me qenë rasti unik, që prej ministrit, si të jep dorëheqje, përfundon në udhëheqje të një spitali privat, dhe këto që po thuani ju, unë shumë lehtë e kam me vërtetu, dhe me pa kur ka qenë vizita juaj e fundit në njërën prej institucioneve publike si pacient, ti personalisht. Me këtë qasje të këtij dhe të kësaj logjike edhe 50 vjet nuk do të fillojmë me sigurimet shëndetësore ”, tha Selmanaj.

Pas kësaj deklarate, Matoshi duke e replikuar deputetin Selmanaj, ka thënë se gjitha ngecjet në sektorin e shëndetësisë kanë ardhur si pasojë e veprimeve të gabuara nga opozita për vite të tëra.

“Partia nga vjen ka përgjegjësi për gjithë ngecjet që kanë ndodhë në shëndetësi. Çfarë keni ditur të bëni ju LDK dhe PDK, ne e kemi provuar në trupat tanë, të fëmijëve tanë, nuk e di qysh keni kurajo me fol bash kështu. A e dini se mijëra familje kanë vuajtur keqpërdorimet e juaj? Është fakt, nuk keni ndjeshmëri, dhe nuk e di a keni më njerëzillak”, tha Matoshi.

Në anën tjetër, Selmanaj me ironi e duke buzëqeshur, iu drejtua deputetes Matoshi duke thënë se po flet me porosi.

“Është shumë interesant, se zakonisht njeri kur dëshiron ta merr fjalën, e ka të shkruar fjalimin, e replika dhe kundër replika nxiten aty për aty. Kush ja shkruajti këto që i lexoi replikë, d.m.th kjo flet me porosi”, tha Selmanaj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img